Visco 5000 5W-30

BP Visco 5000 5W-30  me Teknologjinë e Mbrojtjes së Motorit CleanGuard™ është një vaj motori Premium plotësisht sintetik.

Për çfarë shërben?

Është i përshtatshëm për përdorim tek motorët e automjeteve me naftë dhe benzinë, duke përfshirë edhe ata turbo charged dhe intercooled kur prodhuesi rekomandon ACEA A3/B4 ose specifikime të mëparshme.
BP Visco 5000 5W-30 është po ashtu i miratuar për përdorim tek intervalet e zgjatura të ndërrimit të vajit tek General Motors, BMW, Mercedes Benz dhe për përdorim tek intervalet standarde të automjeteve Renault dhe VW, përveç automjeteve të pajisur me filtër grimcor nafte

Specifikim Teknik

Pamja e përgjithshme

Visco 5000M 5W-30 plotëson specifikimet e mëposhtme*.
  • ACEA A3/B4
  • API SM/CF
  • VW 502 00/505 00
  • MB-Approval 229.5
  • BMW Longlife-01
  • GM LL-A-025
  • GM LL-B-025
  • RN0700
  • Fiat 9.55535-G1
Për rekomandime për një makinë të veçantë, lutemi të përdorni përzgjedhësin tonë të produktit.
*Gjithnjë konsultohuni me manualin e makinës suaj.

Specifikime të industrisë

Specifikime të ACEA
  • ACEA A3/B4 për intervalet e zgjatura të shërbimit për makinat me motor benzine dhe nafte.
Specifikimet e fundit të API
  • API SM për motorët me benzinë
  • API CF për motorët me naftë

Specifikime të prodhuesit të makinës

Gjithashtu kjo është miratuar krahas specifikimeve të prodhuesve të automjeteve të mëposhtme:
  • Mercedes Benz Approval 229.5 për intervalet e zgjatura të shërbimit tek motorët me naftë dhe benzinë, përveç atyre të pajisur me FGN.
  • Specifikim BMW Longlife-01 për të gjitha makinat BMW me naftë dhe benzinë, të shitura në BE përveç atyre të pajisura me FGN.
  • Volkswagen approval VW 502 00/ 505 00 për intervale standarde të ndërrimit të vajit tek shumica e motorëve të naftës dhe benzinës të përdorur tek makinat Audi, Volkswagen, Seat dhe Skoda, përveç atyre të pajisura me Filtër Grimcor Nafte (FGN).
  • Specifikim General Motors Longlife GM LL-A-025 për intervalet e zgjatura të ndërrimit të vajit tek motorët me naftë të përdorur tek automjetet Saab, Opel, Vauxhall dhe Chevrolet të shitura në BE.
  • Specifikim General Motors Longlife GM LL-B-025 për intervalet e zgjatura të ndërrimit të vajit tek motorët me naftë të përdorur tek automjetet Saab, Opel, Vauxhall dhe Chevrolet të shitura në BE.
  • Specifikim Renault RN0700 për intervalet standard të kullimit të vajit tek motorët e benzinës.
  • Plotëson specifikimin e Fiatit Fiat 9.55535-G1 për ndërrimet standarde të vajit si dhe ka një ekonomi më të mirë të karburantit tek motorët me benzinë.

Përfitimet

Përfitimet për klientët e biznesit

BP Visco 5000 5W-30 ofron përfitimet e mëposhtme për serviset, distributorët ose shitësit me pakicë:
  • I përshtatshëm për një gamë të gjerë tipash dhe aplikimesh motori: një zgjedhje e besueshme për një mbrojtje të përparuar dhe për kushtet e drejtimit të automjetit me ndërrim të zgjatur të vajit tek automjetet Mercedes Benz, BMW, Saab, Opel, Vauxhall dhe Chevrolet.
  • Kosto të reduktuara të inventarit.

Përfitimet për konsumatorët

X ofron përfitimet e mëposhtme:
  • Pastërti më e lartë e motorit.
  • Mbrojtje e përparuar për kushtet e drejtimit të automjetit me ndërrim të zgjatur vaji (automjetet Mercedes Benz, BMW, Saab, Opel, Vauxhall dhe Chevrolet).
  • Konsum i reduktuar i vajit.

Performanca e produktit

ACEA M111 Sludge Test

Llumi M111- kërkohet për të gjitha sekuencat ACEA. Testi i Llumit M111 vlerëson performancën e lubrifikantit në parandalimin e llumit dhe veshjes tek motorët me benzinë kur funksionon me një karburant i cili është i prirur të shkaktojë llum.

Mund të zëvendësojë

BP Visco ofron të gjitha ato që ofron Visco 5000 5W-40, plus:

  • specifikimin e përmirësuar MB 229.5 për intervalet e zgjatura të ndërrimit të vajit tek të gjitha automjetet Mercedes Benz me motor nafte dhe benzine, përveç atyre të pajisur me FGN, krahasuar me specifikimin MB 229.3 për intervalet standarde të kullimit tek Visco 5000 5W-40
  • specifikimet shtesë General Motors Longlife për motorët me naftë dhe benzinë të përdorur te makinat Saab, Opel, Vauxhall dhe Chevrolet
  • kalim nga specifikimi i vjetruar BMWLL-98 tek ai aktual BMW LL01 për të gjitha makinat BMW me naftë dhe benzinë në Evropë, përveç atyre të pajisura me FGN
  • Specifikimi shtesë Renault RN0700
  • Specifikimi shtesë Fiat 9.55535.G2
  • Përmirësim nga API SL te SM