Visco 7000 0W-40

BP Visco 7000 0W-40 me Teknologjinë e Mbrojtjes së Motorit CleanGuard™ është një vaj motori Super Premium plotësisht sintetik.

Për çfarë shërben?

Është i përshtatshëm për përdorim në gjeneratën e fundit të motorëve me naftë dhe benzinë të automjeteve, në mënyrë të veçantë për ata që punojnë në kushte kërkuese. Është i miratuar të përdoret te makinat BMW, VW, Porsche dhe Mercedes-Benz, përfshirë këtu edhe ato të pajisura me një filtër grimcor nafte.

Specifikim Teknik

Pamja e përgjithshme

BP Visco 7000 0W-40 plotëson specifikimet e mëposhtme*. 
  • ACEA C2, C3;
  • API SM/CF;
  • VW 502 00/505 00;
  • MB-Approval 229.51;
  • BMW Longlife-04;
  • Fiat 9.55535-S2
Për rekomandime për një makinë të veçantë, lutemi të përdorni përzgjedhësin tonë të produktit.
*Gjithnjë konsultohuni me manualin e makinës suaj.

Specifikime të industrisë

Specifikime të ACEA:
  • ACEA C2 për ekonomi të shkëlqyer në karburant te makinat me naftë të pajisura me filtra grimcorë nafte
  • ACEA C3 për makinat e naftës me Filtra Grimcorë Nafte
Specifikimet e fundit të API:
  • API SM për motorët me benzinë
  • API CF për motorët me naftë

Specifikime të prodhuesit të makinës

Gjithashtu kjo është miratuar krahas specifikimeve të prodhuesve të automjeteve të mëposhtme:
  • Mercedes Benz MB-Approval 229.51; specifikim i ulët SAPS për intervalet e zgjatur të ndërrimit të vajit te disa makina Mercedes Benz me motor nafte dhe benzine, duke përfshirë këtu ato të pajisura me filtra grimcorë nafte (FGN).
  • Mercedes Benz MB-Approval 229.31 specifikim i ulët i SAPS i përshtatshëm për intervalet standarde të ndërrimit të vajit te disa makina MB me motor benzine dhe nafte, duke përfshirë edhe ato të pajisura me Filtra Grimcorë Nafte (FGN).
  • BMW Longlife-04 specifikim i ulët SAPS për përdorimin e të gjitha makinave BMW me motor benzine apo nafte të shitura në Evropë, duke përfshirë edhe ato të pajisura me Filtra Grimcorë Nafte (FGN).
  • Volkswagen approval VW 502 00/ 505 00 për intervale standarde të ndërrimit të vajit te shumica e motorëve me benzinë dhe naftë të përdorur te makinat Audi, Volkswagen, Seat dhe Skoda, përveç atyre të pajisura me Filtër Grimcor Nafte (FGN).

Përfitimet

Përfitimet për klientët e biznesit

BP Visco 7000 0W-40 ofron përfitimet e mëposhtme për serviset, distributorët ose shitësit me pakicë:
  • I përshtatshëm për një gamë të gjerë motorash dhe aplikimesh.
  • Kostot të reduktuara të inventarit.
  • Redukton rrezikun.

Përfitimet për konsumatorët

BP Visco 7000 0W-40 ofron përfitimet e mëposhtme:
  • Pastërti përfundimtare e motorit.
  • Mbrojtje fantastike kundër kushteve ekstreme.
  • Shton jetëgjatësinë e sistemeve të emetimeve moderne.
  • Redukton emetimet e dëmshme.
  • Rrit ekonominë për karburantin.