Visco 7000 5W 30

BP Visco 7000 5W-30 me Teknologjinë e Mbrojtjes së Motorit Cleanguard, është një vaj motori plotësisht sintetik Super Premium.  

Për çfarë shërben?

Është i përshtatshëm për përdorim tek motorët me benzinë dhe naftë të automjeteve, duke përfshirë edhe ato me turbo dhe intercooler, ku prodhuesi rekomandon ACEA A3/B3, A3/B4, C3 ose specifikime më të hershme    

Specifikim Teknik

Pamja e përgjithshme

Visco 7000 5W-30 plotëson specifikimet e mëposhtme*.
  • ACEA C3;
  • VW 504 00/507 00;
  • MB-Approval 229.51;
  • BMW Longlife-04
Për rekomandime për një makinë të veçantë, lutemi të përdorni përzgjedhësin tonë të produktit.
*Gjithnjë konsultohuni me manualin e makinës suaj.

Specifikime të industrisë

Specifikime të ACEA:

  • ACEA C3 për makinat e naftës të pajisura me Filtra Grimcorë Nafte (FGN)

Specifikime të prodhuesit të makinës

Gjithashtu kjo është miratuar krahas specifikimeve të prodhuesve të automjeteve të mëposhtme:
  • Volkswagen approval VW 504 00/ 507 00 për intervale të zgjatura të ndërrimit të vajit te të gjithë tipet aktualë të motorëve të përdorur tek makinat Audi, VW, Seat dhe Skoda - miratimi i lubrifikantit më të lartë nga Grupi VW/Audi. Gjithashtu plotëson kërkesat për specifikimin e mëparshëm VW 503 01 për disa makina me benzinë me fuqi të lartë turbo charged (si Audi TT dhe Audi S3).
  • Mercedes Benz MB-Approval 229.51; specifikim i ulët SAPS për intervalet e zgjatur të ndërrimit të vajit te disa makina Mercedes Benz me motor nafte dhe benzine, duke përfshirë këtu ato të pajisura me filtra grimcorë nafte (FGN).
  • BMW Longlife-04; specifikim i ulët SAPS për përdorimin e të gjitha makinave BMW me motor benzine apo nafte të shitura në Evropë, duke përfshirë edhe ato të pajisura me Filtra Grimcorë Nafte (FGN).

Përfitimet

Përfitimet për klientët e biznesit

Visco 7000 5W-30 ofron përfitimet e mëposhtme për serviset, distributorët ose shitësit me pakicë:

  • I përshtatshëm për një gamë të gjerë tipash dhe aplikimesh motori.
  • Kosto të reduktuara të inventarit.

Përfitimet për konsumatorët

Visco 7000 5W-30 ofron përfitimet e mëposhtme:

  • Pastërti e fundit e motorit.
  • Mbrojtje fantastike kundër kushteve ekstreme.
  • Zgjat jetën e sistemeve moderne të emetimeve.
  • Redukton emetimet e dëmshme.
  • Përmirëson ekonomizimin e karburantit.

Performanca e produktit

Parandalimi i Llumit

Testi i Llumit M111 kërkohet për të gjitha sekuencat ACEA. Testi i Llumit M111 vlerëson performancën e lubrifikantit në parandalimin e llumit dhe veshjes tek një motor benzine kur funksionon me një karburant që është i prirur të shkaktojë llum.

Pika e rrjedhjes - Gradë Celsius C

Visco 7000 5W-30 mund të rrjedhë në temperatura po aq të ulëta sa - 42°C, deri në më të ulëta sesa vaji tradicional 10W-40. Visco 7000 5W-30 ka një pikë më të ulët të rrjedhjes sesa vaji pjesërisht sintetik 10W-40

Testi i konsumit të vajit OM602A

Visco 7000 5W-30 ofron konsum të reduktuar të vajit - 25% më pak sesa vajrat tradicionalë 10W-40.

M111FE- Testi i Efikasitetit të Karburantit

Visco 7000 5W-30 ofron një ekonomi tre herë më të mirë të karburantit sesa vajrat tradicionalë pjesërisht sintetikë 10W-40.*

*Ekonomi karburanti e testuar në krahasim me një vaj të përmendur, të matur me testin standard të industrisë M111 FE. Pjesë e testeve ACEA C3

Mund të zëvendësojë

  • Visco 7000 0W-40*
  • Visco 7000
  • Visco 7000 LongLife III 5W-30
* nëse specifikimi Porsche nuk kërkohet.  Gjithnjë konsultohuni me manualin e makinës suaj.