Informacioni Ligjor

Seksioni i Investitorëve

Çmimi i aksioneve dhe i të ardhurave prej tyre mund të bien ose mund të ngrihen dhe investitorëve nuk mund t’u kthehet shuma e investuar fillimisht. Investitorët duhet të jenë të vetëdijshëm se performanca në të kaluarën nuk është domosdoshmërisht një udhërrëfyes për performancën në të ardhme.

Informacioni i përmbajtur në këtë dokument lidhur me tatimin, bazohet në të kuptuarit e legjislacionit nga ana e BP-së të dhe zbatimit të tij në kohën kur informacioni u prodhua. Ky informacion mund të mos jetë më i saktë për shkak të ndryshimeve pasuese në legjislacion, ose ndryshimeve në interpretimin ose vënien në zbatim të tyre, ose për shkak se ndryshohen nivelet ose bazat e tatimit. Një investim në aksionet e BP-së mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjithë investitorët. Ju duhet të merrni këshilla të pavarura financiare përpara se të ndërmerrni një vendim investimi. Asnjë nga shërbimet apo investimet referuar në këtë faqe interneti, nuk është i disponueshëm ose i përshtatshëm për shitje ose përdorim, në çdo juridiksion ku ky aktivitet është i ndaluar. Personat me banim jashtë Mbretërisë së Bashkuar të cilët kanë të drejtë hyrjeje në këtë faqe interneti, fillimisht duhet të bindin veten se nuk janë subjekt i asnjë detyrimi lokal i cili i ndalon, ose i kufizon ata për të bërë një veprim të tillë.

Përgjegjësia jonë ndaj jush

Informacioni i përmbajtur në këtë faqe interneti nuk është gjithpëfshirës. Pavarsisht përpjekjeve tona, ai mund të mos jetë i saktë, i përditësuar, ose i zbatueshëm në rrethanat e çdo rasti të veçantë. Ne nuk mund të pranojmë përgjegjësi për çdo pasaktësi ose mospërfshirje në këtë faqe interneti (përveç atyre mbi hilet e mashtrimit)dhe çdo vendim i marrë nga ju bazuar në informacionin që përmban kjo faqe interneti mbetet përgjegjësia juaj. As BP p.l.c. dhe as filialet e saj nuk e pranojnë përgjegjësinë për humbjet ose dëmet direkte, indirekte, të veçanta, rrjedhimore, apo dëme ose humbje të tjera të çfarëdo lloji, të krijuara nga hyrja në këtë faqe interneti nga përdorimi i saj, ose informacioni që ajo përmban. Gjithashtu ne kemi kënaqësinë të diskutojmë me ju për t’ju qartësuar për çdo problem, nëse na dërgoni email tek Webassure@bp.com. 1) Për sa i përket banorëve të M.B., përveç Sektorit të Investitorëve dhe (2) përsa i përket banorëve të SH.B.A-së, asnjë informacion që përmbahet në këtë faqe interneti nuk përbën, ose nuk do ka për qëllim të konsiderohet si një ftesë ose nxitje për të investuar, ose vepruar në aksionet ose ADR-të e BP-së, ose një ftesë apo nxitje nga ose në emër të BP-së, apo ndonjë filial të saj për të lidhur kontratë me ju.

Përveç informacionit personal që do të trajtohet në përputhje me Deklaratën e Privatësisë të BP-së që gjendet në këtë faqe interneti, nëse na jepni informacion, ju bini dakord që ne kemi të drejta të pakufizuara ndaj këtij informacioni dhe se mund ta përdorim si të duam. Ky informacion do të cilësohet si jo-konfidencial.

Deklaratat me Projektim në të ardhmen

Deklaratat e bëra në këtë faqe interneti, ose në përmbajtje të saj, ose në dokumentet referuar asaj, në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me kapitalin e përdorur, shpenzimin e kapitalit, qarkullimin e parave, kostot, kursimet, borxhet, nevojat, dividendët, fitimet, rendimentin, organizimin, rritjen, përmirësimet, investimet, marzhet, performancën, çmimet, prodhimin, prodhimtarinë, përfitimet, rezervat, kthimet, shitjet, strategjitë, sinergjitë, normat e taksave, trendet, vlerën, volumet, efektet e aktivitetit të shkrirjes dhe blerjes së BP-së, janë ose mund të jenë deklarata me projektim në të ardhmen. Deklarata të tilla reflektojnë këndvështrimin e BP-së që nga data e dhënies përsa i përket eventeve të së ardhmes dhe janë subjekt i risqeve dhe paqartësive. Rezultatet aktuale mund të ndryshojnë nga ato të shprehura në deklarata ë tilla, në varësi me morinë e faktorëve duke përshirë nivelet e ardhshme të furnizimit me produkt industrial; kërkesën dhe vendosjen e çmimit; stabilitetin politik dhe rritjen ekonomike; zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë së re; aksionet e konkurrencës; dhe katastrofat natyrore, luftërat dhe aktet e terrorizmit. Informacioni shtesë, përfshirë edhe informacionin mbi faktorët që mund të shkaktojnë rezultatet aktuale të ndryshme materialisht nga ato në deklaratat me projektim në të ardhmen mund të gjenden në Raportin dhe Llogaritë Vjetore të BP-së të publikuar së fundmi në Raportin Vjetor të BP-së të publikuar së fundmi në Formularin 20F të regjistruar me US Securities dhe Komisionin e Shkëmbimit dhe dokumente të tjerë të regjistruar nga BP-ja herë pas here me US Securities dhe Komisionin e Shkëmbimit. BP mohon çdo qëllim ose detyrim për të përditësuar deklaratat me projektim në të ardhmen.

Shënim Paralajmërues për Pronësinë e Investitorëve amerikanë për të drejtën e autorit të kësaj faqeje.

Të drejtën e autorit për përmbajtjen dhe çdo shkarkim nga kjo faqe interneti e zotëron BP p.l.c. ose filialet e saj me përjashtim të rastit kur shprehet ndryshe. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. BP p.l.c., 1 St James’s Square, London SW1Y 4PD, UK. Të drejtën e autorit për përmbajtjen dhe çdo shkarkim nga seksionet e SHBA-së në faqen e internetit të Cleaner Fuels dhe në faqet e internetit të Casper and BPOnTheStreet e zotëron PB America Inc., 4101 Winfield Road, Warrenville, IL 60555, USA pavarësisht se njoftimi i të drejtës së autorit në faqen përkatëse mund të identifikojë një tjetër kompani pjesë të grupit BP.

Ju jeni përgjegjës për t’iu bindur të gjitha ligjeve në fuqi për të drejtën e autorit. Ne ju lejojmë që të bëni kopje të kësaj faqeje interneti si akte të nevojshme e të rastësishme gjatë shikimit të tij, dhe mund të bëni një printim për përdorimin tuaj personal për aq material sa ju duhet nga faqja e internetit për qëllime private. Përdorimi për qëllime të tjera është rreptësisht i ndaluar. Ju nuk mund ta modeloni këtë faqe, as ta lidhni këtë me faqe të tjetra të ndryshme nga ajo kryesore, pa lejen tonë.

Pronësia e markave tregtare

Markat BP, BP Shield dhe Helios janë marka tregtare të BP plc, Amoco Torch dhe pajisja Ovale janë marka tregtare të PB Products North America Inc. dhe ARCO dhe ARCO Spark janë marka tregtare të kompanisë Atlantic Richfield. Pronari i fjalës Castrol dhe logos Castrol është Castrol Limited. Pronari i logos Castrol Burmah është BP p.l.c.

Përdorimi i Hyperlink-eve

As ne, dhe as ndonjë nga filialet tanë nuk janë përgjegjës për përmbajtjen e ndonjë faqeje tjetër interneti, duke përfshirë çdo faqe përmes së cilës ju mund të keni fituar të drejtën e hyrjes në faqen tonë, ose te të cilat ju mund të fitoni të drejtën e hyrjes përmes faqes sonë. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi në lidhje me faqe apo link-e të tilla.

Kur ne sigurojmë hyperlink për një faqe interneti të një pale të tretë, e bëjmë këtë për shkak se ne kemi besim se një faqe e tillë interneti përmban ose mund të përmbajë material që ka lidhje me atë të faqes sonë. Një hyperlink i tillë nuk tregon që BP-ja, ose filialet e saj kanë kontrolluar ose kanë miratuar faqen e internetit apo përmbajtjes së saj të palës së tretë – në të vërtetë në disa raste një hyperlink mund t’ju lidhë me faqen e internetit të palës së tretë që përmban pikëpamje kontradiktore me ato të shprehura në faqen tonë të internetit ose ndryshe të mbajtura nga BP-ja dhe filialet e saj.

Cili ligj e mbron këtë faqe?

Përdorimi i kësaj faqeje interneti, shkarkimet nga ajo si dhe funksionimi i këtyre termave e kushteve, do të bëhen në përputhje me ligjet e Anglisë dhe Uellsit. Gjykatat angleze do të ketë juridiksionin ekskluziv për çdo mosmarrëveshje të lindur nga përdorimi juaj i kësaj faqeje interneti.

Në rast se ndonjë term apo ndonjë pjese e tij që përmbahet në këto terma dhe kushte, do të përcaktohen nga një autoritet kompetent si i pavlefshëm, i paligjshëm ose i pazbatueshëm, ky term do të ndahet nga kushtet e mbetura të cilat do të vazhdojnë të jenë të vlefshme dhe të zbatueshme në masën më të plotë të lejuar nga ligji

Kushtet e përdorimit - RSS Feeds

1 Hyrje

1.1 E drejta e hyrjes dhe e përdorimit të RSS feeds të vëna në dispozicion për ju përmes kësaj faqeje interneti ("BP Feeds") është siguruar nga BP mbi bazën e një numri të termave dhe kushteve të rëndësishme, të cilat janë parashtruar plotësisht më poshtë

1.2 Ju duhet të lexoni me kujdes këto terma dhe kushte ("terma"). Kur ju të shkarkoni një BP Feed, do të mbani përgjegjësi ligjore nga këto terma, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga koha që ju të filloni të shkarkoni këtë BP Feed. Nëse ju nuk bini dakord që të mbani përgjegjësi ligjore për këto terma, atëherë nuk duhet të shkarkoni BP Feeds. 

2 Ndryshimet e termave

2.1 Ne gjithmonë përpiqemi të përmirësojmë ose të përditësojmë shërbimet tona dhe në këtë mënyrë mund të bëjmë ndryshime te BP Feeds në çdo kohë. Gjithashtu mund të bëjmë ndryshime të këtyre termave në çdo kohë. Ju duhet t’i rishikoni këto terma sa herë që shkarkoni BP Feed. Ju do të mbani përgjegjësi ligjore lidhur me termat e përditësuara ose të ndryshuara nga hera e parë që shkarkoni një BP Feed pasi BP-ja të postojë ndryshimet on-line. . 

3 Përmbajtja

3.1 Ju mund të shfaqni në faqen tuaj të internetit përmbajtjen e cila është e mundshme nga BP-ja dhe të cilën e zgjidhni ta merrni nëpërmjet një BP Feed (“Përmbajtje”). Nuk mund t’ia transferoni ose t’ia nënlicenconi këtë të drejtë ndonjë pale të tretë. Asnjë e drejtë e garantuar sipas këtyre termave nuk është ekskluzive për ju. 

3.2 Të gjitha të drejtat në këtë Përmbajtje dhe BP Feeds do të mbeten pronë e BP ose furnitorëve ose kontribuuesve të saj të palës së tretë.

3.3 Ju mund të ngarkoni përgjegjësi për BP Feed dhe Përmbajtje ndaj nesh duke përfshirë secilën nga deklaratat e mëposhtme:
  1. "dhënë nga BP p.l.c"; ose BP America Inc., aty ku është e përshtatshme
  2. "ky artikull është ofruar nga BP p.l.c" ose BP America Inc., aty ku është e përshtatshme
Deklarata përkatëse duhet të jetë e inkorporuar në mënyrë të dukshme dhe plotësisht ngjitur me, mbi ose poshtë BP Feed ose Përmbajtjes.

3.4 Gjithashtu duhet të përfshini dhe të mbani një nga ato që janë ngjitur me ose menjëherë sipër ose poshtë Përmbajtjes përkatëse ashtu si paraqitet në faqen tuaj të internetit:
  1. një link aktiv që të kthen tek Përmbajtja siç shfaqet në faqen tonë të internetit
  2. ose (nëse nuk është e mundur teknikisht për ju të përfshini një link) drejtimet te adresa e faqes së internetit të BP-së nga ku një përdorues i faqes së internetit mund të hyjë tek versioni i BP-së së Përmbajtjes përkatëse (p.sh. “Për versionin e plotë të këtij neni, ju lutemi të vizitoni www.BP.com”)
3.5 Ju nuk mund:
  1. të modifikoni ose ndryshoni ndonjë BP Feed apo Përmbajtje
  2. të përdorni ndonjë BP Feed apo Përmbajtje për qëllime tregtare
  3. ose të rishpërndani ndonjë BP Feed apo Përmbajtje
3.6 Këto terma nuk ju japin asnjë të drejtë në ndonjë markë tregtare, emër tregtar, apo logo që është në pronësinë e BP-së, apo të furnitorit e kontribuuesit të saj të palës së tretë.

4

4.1 Ju jeni përgjegjës për t’u siguruar që përdorimi juaj i BP Feeds dhe Përmbajtja është i ligjshëm sipas ligjeve të çdo shteti në të cilin i përdorni.

4.2 Ju mund të mos përdorni asnjë BP Feed apo Përmbajtje në çdo faqe interneti e cila (ose përfshin përmbajtje që) do të dëmtonte ose mund të dëmtonte reputacionin e BP-së, BP Feeds apo Përmbajtjes. Pa kufizuar sa u tha më sipër, ju mund të mos përdorni asnjë BP Feed apo Përmbajtje në çdo faqe interneti e cila (ose përfshin përmbajtje që):
  1. është e paligjshme, shpifëse, e pahijshme, profane, diskriminuese, e pakëndshme, apo e pavend
  2. dëmton reputacionin, kërcënon, ngacmon, abuzon ose shkel të drejtat e të tjerëve
  3. promovon ose jep udhëzim për veprim të paligjshëm ose promovon çdo formë të dhunës ose dëmit fizik ndaj të tjerëve
  4. shkel të drejtat e një pale tjetër
4.3 Nuk duhet të deklaroni apo të jepni përshtypjen se faqja juaj e internetit është sponsorizuar, vërtetuar ose miratuar nga BP-ja.

4.4 Ju duhet të siguroheni që kushtet e përdorimit të faqes suaj të internetit të:
  1. rezervojnë të gjitha të drejtat e BP-së në Përmbajtje
  2. dhe të mos i lejojnë vizitorët të shpërndajnë Përmbajtjen , ose ta përdorin atë për qëllime të tjera përveçse ta shohin dhe printojnë për përdorim personal jo-komercial (rast në të cilin këta vizitorë duhet të mbajnë formulimin e shprehur me fjalë për atributin e përmendur në pikën 3.3)
4.5 Duhet të na referoni menjëherë çdo ankese apo pyetjeje lidhur me Përmbajtjen në adresën: BP p.l.c. 1 St James's Square, London, SW1Y 4PD.

4.6 Ju jeni plotësisht përgjegjës për përdorimin tuaj të BP Feeds dhe Përmbajtjes. Ju do të jeni përgjegjës ndaj nesh për humbjet, kostot, pretendimet, kërkesat, dëmet dhe shpenzimet të cilat mund të shkaktohen (qofshin këto në mënyrë direkte apo indirekte) si rezultat i përdorimit tuaj të BP Feeds dhe/ose Përmbajtjes duke shkelur këto kushte.

5 Përgjegjësia

5.1 Shtrirja e përgjegjësisë sonë ndaj jush është përcaktuar në kontekstin e mëposhtëm:
  1. e drejta e hyrjes në BP Feeds dhe Përmbajtje ju është garantuar pa pagesë shërbimi pa asnjë kusht të garantuar
  2. është përgjegjësia juaj të përcaktoni përshtatshmërinë e çdo BP Feed ose Përmbajtje për çdo qëllim përkatës në të cilin ju shpresoni ta vendosni
  3. ju nuk duhet të mbështeteni tek Përmbajtja apo vlefshmëria e saj nëpërmjet një BP Feed dhe jeni përgjegjës për çdo veprim që merrni ose që nuk merrni si rezultat i Përmbajtjes
  4. është përgjegjësia juaj të siguroheni se pajisja juaj ka softuerin e përshtatshëm të përditësuar të kontrollit të viruseve përpara futjes suaj, ose përdorimit të çdo BP Feed apo çdo Përmbajtjeje
5.2 Ndërsa ne do të përpiqemi të sigurojmë se Përmbajtja është e saktë, nuk mund t’ju premtojmë që Përmbajtja do të jetë e saktë apo e përshtatshme për përdorimin tuaj.

5.3 Ne do të ushtrojmë aftësi dhe kujdes të mjaftueshëm për t’ju siguruar çdo shërbim. Megjithatë, nuk mund t’ju premtojmë që BP Feeds apo Përmbajtja do të jenë të disponueshme pa ndërprerje apo pa të meta, se defektet do të korrigjohen, apo se BP Feeds, sistemet e tyre mbështetëse, apo çdo Përmbajtje do të jenë pa viruse apo çimka.

5.4 BP nuk pranon asnjë përgjegjësi ligjore ndaj jush për çdo tip të mëposhtëm të humbjes, e cila mund të shkaktohet si rezultat i përdorimit tuaj të BP Feeds dhe/ose Përmbajtjes:
  1. humbje të cilat nuk ishin të parashikueshme për ju dhe BP-në kur shkarkuat për herë të parë BP Feed (edhe nëse kjo humbje rezulton nga një dështim i BP-së në përmbushjen e këtyre kushteve, apo neglizhencës së saj)
  2. humbje në biznes që mund t’ju shkaktohet, përfshirë këtu humbje në të ardhura, përfitime, ose kursime të parashikuara (qofshin këto humbje rezultat direkt apo indirekt i pakujdesisë sonë); humbje e cila mund t’ju shkaktohet jo si rezultat i dështimit tonë në përmbushjen e këtyre kushteve, neglizhencës sonë, ose shkelje të detyrimit statutor
5.5 BP nuk pranon asnjë detyrim ndaj jush nëse dështon, ndërpritet, ose vonohet në kohë në performancën e çdo obligimi për shkak të:
  1. pamundësisë, apo dështimit të çdo shërbimi, sistemi, pajisje ose programi telekomunikimi apo kompjuterik që funksionon, ose që sigurohet nga ju apo nga çdo palë e tretë
  2. çdo rast tjetër që nuk është nën kontrollin e BP-së
5.6 Asnjë nga këto terma nuk do ta kufizojë përgjegjësinë ligjore të BP-së për vdekje apo dëme personale që lindin nga neglizhenca e saj.

6 Kompensimet e BP-së

6.1 BP rezervon te drejtën që në çdo kohë dhe për çdo arsye të pezullojë në mënyrë të përkohshme apo të përhershme të drejtën tuaj për të shkarkuar BP Feed apo për të përdorur Përmbajtjet. Ju duhet të shkatërroni çdo kopje të BP Feeds dhe të ndërprisni përdorimin, apo shfaqjen e ndonjë Përmbajtjeje nëse merrni një kërkesë nga BP për të bërë një gjë të tillë. 

6.2 BP mund të zgjidhë marrëveshjen e lidhur me ju mbi këto kushte në çdo kohë, pa njoftim paraprak nëse shkelni ndonjë nga këto kushte. Ju mund ta zgjidhni këtë marrëveshje në çdo kohë duke shkatërruar çdo kopje të BP Feeds dhe duke ndërprerë shfaqjen e çdo Përmbajtjeje.

6.3 Me përfundimin e kësaj marrëveshjeje, juve do t’ju hiqet e drejta për të shkarkuar BP Feed.

7 Të përgjithshme

7.1 Ju nuk mund ta kaloni apo të transferoni këtë marrëveshje apo çdo të drejtë të saj tek një palë e tretë. Ne mund ta kalojmë apo transferojmë këtë marrëveshje ose të drejtat tona ndaj saj një pale të tretë.

7.2 Nëse ndonjë nga këto kushte është përcaktuar si i paligjshëm, i pavlefshëm ose i shfuqizuar, atëherë kushtet e mbetura do të qëndrojnë në fuqi të plotë dhe efektive.

7.3 Nëse nuk ushtroni ndonjë të drejtë sipas këtyre kushteve, atëherë kjo nuk do të përbëjë një heqje dorë nga kjo e drejtë.

7.4 Të gjitha kushtet lidhur me Përmbajtjen e BP plc do të zbatohen nga dhe do të interpretohen në përputhje me ligjet e Anglisë dhe Uellsit dhe, përsa u përket të gjitha kushteve lidhur me Përmbajtjen e BP plc, ne dhe ju do të sjellim çdo veprim gjyqësor në gjykatat e Anglisë dhe Uellsit. Të gjitha kushtet lidhur me Përmbajtjen e BP America Inc. do të zbatohen nga dhe do të interpretohen në përputhje me ligjet e Shtetit të Ilinoisit, duke përfshirë atë aplikim të mandatimit të ligjit të juridiksionit tjetër; përsa u përket kushteve lidhur me Përmbajtjen e BP America Inc., ne dhe ju do të sjellim çdo veprim gjyqësor në gjykatat e Shtetit të Ilinois. Copyright © 1996-2013 BP p.l.c.
  

Copyright © 1996-2013 BP p.l.c.