• Albania
  • Deklarata e Privatësisë

Deklarata e Privatësisë

Ne e mirëpresim interesimin tuaj në këtë faqe interneti bplubricants.com/al. Kompania përgjegjëse për të është:

BP p.l.c. 
1 St James's Square
London
SW1Y 4PD
Regjistruar në MB: 102498
Ne marrim seriozisht privatësinë tuaj dhe duam që ju të kuptoni praktikat tona në lidhje me trajtimin e të dhënave tuaja personale. Kjo deklaratë e privatësisë shpjegon se si e bëjmë këtë.

Kjo faqe interneti ka nënfaqe të ndryshme për biznesin, produktet dhe shërbimet e BP-së, të cilat gjithashtu mund të kenë deklaratat e tyre të privatësisë. Ju lutem lexojini këto nëse vizitoni nënfaqet tona.

Kur mbledhim të dhënat tuaja personale

Nëse vendosni të na kontaktoni atëherë do t'ju kërkohet të dorëzoni të dhënat e kufizuara personale të cilat janë të nevojshme për ne për të trajtuar pyetjen tuaj. Kjo është tërësisht vullnetare.

Nëse na kontaktoni ne mbështetemi në pëlqimin tuaj aktiv për të trajtuar pyetjen tuaj.

Nëse ndonjë formular që grumbullon të dhënat tuaja personale ju lejon që vullnetarisht të jepni informacione shtesë, ne e kërkojmë këtë informacion sepse mendojmë se do të na ndihmojë që t'ju japim një shërbim më cilësor. Ju nuk jeni të detyruar të jepni informacione shtesë, nëse nuk dëshironi ta bëni këtë.

Ne gjithashtu mbledhim të dhëna personale nga cookies, të cilat do ti shpjegojmë më shumë më poshtë.

Informacion mbi trafikun e faqes dhe cookies

Në vizitën tuaj të parë në këtë faqe iu kërkua (me një parrullë njoftimi) të pranoni përdorimin tonë të cookies dhe teknologjive të ngjashme dhe ne do të dëshironim të shpjegojmë se si i përdorim këto teknologji.

Për të mësuar se çfarë cookies dhe teknologji të ngjashme janë, ju rekomandojmë që të vizitoni faqen e mëposhtme të internetit të palës së tretë: www.allaboutcookies.org

Ashtu si shumë faqe interneti, ne përdorim cookies për qëllime të ndryshme. Këto teknologji mbledhin informacion rreth pajisjes suaj dhe ndërveprimeve me faqen tonë.

Ky informacion na ndihmon që të:

•    përmirësojmë vazhdimisht përmbajtjen dhe funksionalitetin e faqes tonë duke analizuar se ku, cilat lloje të pajisjeve dhe se si përdoret faqja jonë, sa vizitorë kemi dhe nga ku ata klikojnë;

•    mbani mend se në rast se ju e vizitoni faqen tonë, kështu që ne do të dimë nëse ju tashmë keni qenë të shërbyer me parulla cookie, anketime, ose (ku përmbajtja e faqes është duke u testuar) cili version i përmbajtjes që ju është shërbyer;

Për të fshirë ose ndaluar që cookies të vendosen në kompjuterin tuaj, ju lutemi kontrolloni menynë e ndihmës së motorit tuaj të kërkimit në internet. Bllokimi i cookies do të zvogëlojë funksionalitetin e kësaj faqeje interneti.

Me kë i ndajmë të dhënat tuaja personale dhe ku shkojnë këto të dhëna?

Çdo transferim i të dhënave personale në këtë faqe do të sigurohet duke i kriptuar ato. Ne mund të ruajmë ose transferojmë të dhënat tuaja personale në kompanitë tona të tjera të BP në mbarë botën. Ne e bëjmë këtë sipas Binding Corporate Rules, të gjithë grupit nëpër botë, të cilat garantojnë një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave kudo që të dhënat tuaja mbahen fizikisht.

Kemi të drejtë të zbulojmë të dhënat tuaja personale siç kërkohet me ligj, ose kur besojmë se zbulimi është i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat tona dhe/ose të përputhet me procedurën gjyqësore, urdhrin e gjykatës, kërkesën nga një rregullator ose ndonjë proces tjetër ligjor që shërbehet për BP. Nëse ka një shkrirje, shitje ose blerje të biznesit tonë, ne mund t'i zbulojmë të dhënat tuaja personale te pronari i ri (ose i mundshëm) i biznesit.

Sa gjatë e mbajmë këtë informacion?

Ne do ta mbajmë informacionin tuaj vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat është mbledhur, përpara se ta bëjnë atë të paidentifikuar ose ta fshijmë atë.

Nëse na dërgoni mesazhe nga rubrika "na kontaktoni", ne do t'i fshijmë ose do t'i ç’identifikojmë këto mesazhe sapo të plotësojmë më në fund pyetjen tuaj.

Të drejtat tuaja, ankesat dhe si të na kontaktoni

Ju keni të drejtën për të hyrë në të dhënat tuaja personale dhe kërkoni që ato të korrigjohen ose të fshihen në çdo kohë të mëvonshme.

Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me trajtimin e të dhënave tuaja personale, ju lutemi na kontaktoni në GDPREurope@castrol.com.

Nëse jeni në BE, ju gjithashtu keni të drejtën për të ngritur një shqetësim për privatësinë tek Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave të themeluar në vendin përkatës të BE-së. Megjithatë, ju lutem merrni parasysh përdorimin e mekanizmit të BP-së të miratuar nga BE-ja për zgjidhjen e ankesave sipas Rregullave tona Detyruese të Korporatës, duke përdorur adresën e kontaktit të paraqitur më lart.

Faqet e internetit të palëve të treta me të cilat lidhemi

Faqja jonë e internetit mund të përmbajë lidhje me faqet e palëve të treta. Kjo deklaratë e privatësisë nuk vlen për ato faqe të palëve të treta.

Ne ju rekomandojmë që të lexoni deklaratat e privatësisë për çdo faqe tjetër që vizitoni pasi nuk mund të pranojmë përgjegjësinë për praktikat e privatësisë të këtyre faqeve që mund të jenë të ndryshme nga jona.

Ndryshime në deklaratën e privatësisë

Ne mund ta përditësojmë këtë deklaratë privatësie kohë pas kohe dhe ju rekomandojmë që ta rishikoni atë në mënyrë që të shihni versionin më të fundit.

Kjo deklaratë u përditësua në prill 2018.